Botë
Erdogan: Pas atentatit të dyfishtë në Ankara qëndron një grup i bashkuar terrorist
22.10.2015 15:28
Pas atentatit vetëvrasës të dyfishtë në Ankara, i cili ua mori jetën 102 personave, qëndron një grup i bashkuar terrorist...

Pas atentatit vetëvrasës të dyfishtë në Ankara, i cili ua mori jetën 102 personave, qëndron një grup i bashkuar terrorist, deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cituar nga TASS.
Sipas presidentit, luftëtarë të Shtetit Islamik, kryengritësit e Partisë Punëtore Kurde (PKK) dhe policisë sekrete siriane Muhabarat e kanë luajtur rolin e tyre në atentatin e dyfishtë.
Agjencia Anadolia të hënën njoftoi se autoritetet turke e kanë identifikuar njërin prej dy atentatorëve vetëvrasës si Junus Emre Alagoz. Për të ekzistojnë dyshime se ka qenë anëtar i një celule të Shtetit Islamik në qytetin Adajman, në Turqinë Juglindore./mia
