Show Biz
Ja kush është këngëtarja më e paguar në botë
22.10.2015 15:47
Shumë prej jush mund të japi opsione të ndryshme lidhur me këngëtarin më të preferuar dhe ai/ajo që shkëlqen në skenë, por Taylor Swift ka triumfuar...

Këngëtarja e hitit “Bad Blood”, Taylor Swift, ka arritur të bëjë rreth 317.8 milionë dollarë që nga muaji janar, falë albumit të saj “1989” si dhe turneut botëror, raporton “Sunday Express”.
“Momentalisht Taylor është në krye të gjithë muzikantëve të tjerë duke u bërë kështu artistja më e pushtetshme në mbarë botën jo vetëm falë muzikës, por edhe falë lëvizjeve apo kërcimeve që bën në skenë”, ka thënë një analist mediash. “Aktualisht, Taylor është e paprekshme”, përfundon ai./lajm
