Rasti “Puç”, anulohet seanca gjyqësore, sërish mungoi Zaev
Seanca gjyqësore për rastin “Puç” përsëri u anulua...

I katërti i akuzuar në këtë rast, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk u paraqit në seancën gjyqësore, e cila duhej të rishqyrtojë akuzat e ngritura ndaj tij për kërcënim të institucioneve shtetërore dhe për vënien nën rrezik të rendit kushtetues.
Pala mbrojtëse thotë se Zaev nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme për arsye se ka qenë në takim me përfaqësues ndërkombëtarë të Fondit Investues. Përveç kësaj, avokatët thonë se kanë munguar dhe elemente të tjera për mbajtjen e seancës së sotme.
“Për fillim të procesit gjyqësor gjithçka varet nga Qeveria. Nëse Qeveria vazhdon të pengojë prokuroren speciale, nuk do të munden të kompletojnë ekipin, ndërsa lënda ende nuk i është dorëzuar prokurores speciale. Në seancën e sotme gjyqësore nuk ishte problem vetëm mungesa e Zoran Zaevit, praktikisht nuk kishte edhe përfaqësues zyrtarë nga pala paditëse. Sipas këtij ligji, prokurori dhe Zlatko Mitrevski, nuk janë ftuar si kompetent, kështu që mendoj se munguan shumë elemente tjera për t’u mbajtur kjo seancë”- deklaroi avokati, Angjele Ilievski.
Në procesin gjyqësor “Puç”, të akuzuar janë dhe ish drejtori DSK-së, Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij dhe dy të punësuar në Komunën e Strumicës. Seanca gjyqësore për rastin “Puç” deri më tani u anulua katër herë radhazi. (Rexhep Qamili, TVM2)
