Futboll

Paqe mes PSG e Realit, barazojnë Juve e Man. United

22.10.2015 16:16

PSG dhe Real Madrid kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”, në javën e tretë të Grupit A, në Ligën e Kampionëve...

Ndeshje interesante janë luajtur edhe në Grupin B, ku CSKA dhe Manchester United luajtën baras 1-1.Pa gola është mbyllur edhe ballafaqimi mes Juventusit dhe Borussia Monchengladbach. Në këtë ballafaqim lojë të mirë tregoi edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili në këtë ndeshje është vëzhguar nga skautët e Barcelonës.
 
PSG dhe Real Madrid nuk nxorën dot një fitues në sfidën mes tyre në Champions me dy skuadrat që barazuan pa gola në “Parc De Price” duke qëndruar të dyja në krye me nga 7 pikë në një grup ku duket se nuk kanë rivalë. Pavarsisht një ndeshje plot ritëm asnjëra për dy skuadrave nuk arriiti të gjente golin me Ronaldon e Ibrahimovicin që gjithashtu u ndan baraz në përballjen direkte mes tyre.
 
Në ndeshjen tjetër të grupit , Malmoe fitoi 1-0 ndaj Shakhtar duke u ngjitur në vendin e 3-të e duke i shkaktuar humbjen e tretë radhazi ukrainasve.
 
Në grupin B, Man.UTD u ndal në një barazim 1-1 nga CSKA e Moskës në transfertë, ku golit të Doumbia në pjesën e parë ju përgjigj Martial në të 65-tën, ndërsa ëolfsburg përfitoi për t’u ngjitur në krye pasi mundi 2-0 PSV Eindhoven me gola të Bas Dost dhe Kruses.
 
Në Grupin C, Atletico e Madridit fitoi pa probleme 4-0 me kazakët e Astanës, pas finalizimeve të Niguezit, Martinezit, Olivier Torresit dhe një autogoli të Dedechenkos në fund ndërsa Galatasaray i shkaktoi humbjen e parë Benficës pasi e mundi 2-1.
 
Në Grupin D Juventus u ndal përballë murit të Gladbach, ndërsa City mundi 2-1 me Sevillan në Angli, falë një goli të shënuar në fund nga ana e Kevin De Bruynes.