Botë

Policia gjermane paralajmëroi për rritje të sulmeve raciste ndaj migrantëve

22.10.2015 16:37

Migrantët në Gjermani dhe njerëzit të cilët punojnë me ata i nënshtrohen rrezikut të rritur nga sulmet racore...

Migrantët në Gjermani dhe njerëzit të cilët punojnë me ata i nënshtrohen rrezikut të rritur nga sulmet racore, informon policia federale gjermane në raportin e saj të besueshëm, cituar nga DPA.
 
Policia ka vërejtur rritje të sulmeve ksenofobie kundër refugjatëve dhe mbështetësve të tyre informon gazeta gjermane "Zidojçe Cajtung".
 
Forcat djathtiste e kanë përforcuar "propagandën" e tyre kundër politikës së dhënies së azilit, theksohet në raport. Këto grupe, të cilat zakonisht janë rezidente tani duket se kanë gjetur kauzë të përbashkët, që shpreh në aktivitetin anti-migrues, theksohet në dokument.
 
Paralajmërimi u dërgua disa ditë pasi prefektja e porsazgjedhur e Këlnit, Henrite Reker, u qëllua me thikë gjatë fushatës së saj parazgjedhore nga një ekstremist djathtistë, i cili është prononcuar kundër qëndrimit të saj për mbrojtjen e refugjatëve, thekson DPA.
 
Njëkohësisht, rreth 100 policë i shpërndanë protestuesit të cilët e okupuan sallën sportit në Drezden, në të cilën duhej të akomodohen refugjatët. Ky qytet gjerman është bastion i lëvizjes PEDIGRA e cila është kundër refugjatëve në vendin e tyre. Protestuesit dëshirojnë ta pengojnë ardhjen e migrantëve./mia