Botë

Kerry-Netanyahu: të ndalet dhuna mes izraelitëve e palestinezëve

22.10.2015 17:24

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Berlin kanë bërë thirrje për ndalim të menjëhershëm të dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve...

Kerry ka thënë se dhuna duhet të ndalet menjëherë, ndërsa Netanyahu ka përsëritur akuzat e mëhershme se presidenti i Palestinez, Mahmoud Abbas, është fajtor për nxitjen e tensioneve.

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është rritur javëve të fundit, për shkak të qasjes në një vend në Jerusalemin Lindor, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë edhe për myslimanët.

Së paku 47 palestinezë janë vrarë, ashtu si edhe tetë izraelitë.

LEUNORA KALIQI