Botë
ShBA kritikon Rusinë për mikpritjen e Assadit, sulmet ruse në Siri godasin një spital
22.10.2015 17:31
Shtëpia e Bardhë ka dënuar fuqishëm vizitën e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në Moskë...

Zëdhënësi, Eric Schultz, ka kritikuar po ashtu Rusinë për mikpritjen e Assadit me tapet të kuq.
Vizita e liderit sirian të martën në Moskë, është zhvilluar tri javë pasi Rusia ka nisur sulmet ajrore në Siri kundër militantëve të “Shtetit Islamik” dhe forcave të tjera.
Kjo ka qenë vizita e parë e Assadit jashtë vendit prejse ka nisur lufta në Siri, në vitin 2011.
Ndryshe, sulmet ajrore të Rusisë në provincën Idlib të Sirisë kanë goditur një spital, duke vrarë së paku 12 persona, përfshirë edhe stafin mjekësor.
LEUNORA KALIQI
