Maqedoni

“Brima gallup”: Fitore bindëse e VMRO-DPMNE-së

22.10.2015 17:37

Fitore bindëse e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, apo dyfish më shumë përkrahje për partinë në pushtet sesa për LSDM-në opozitare...

Fitore bindëse e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, apo dyfish më shumë përkrahje për partinë në pushtet sesa për  LSDM-në opozitare, bëjnë të ditur rezultatet e anketës së “Brima Gallup”.

Në qoftë se javën e ardhshme do të mbahen zgjedhjet për partinë në pushtet, sipas sondazhit do të votonin 23,5 për qind të popullsisë, 12.4 për qind për LSDM-së, ndërsa për BDI-në do të votonin 7.6 dhe për PDSh-në 3.5 për qind e popullsisë.

Në anketën e "Brima Gallup", të bërë në periudhën prej 29 qershor deri më 5 korrik 2015, ku u anketuan 1008 qytetarë, rezultatet tregojnë se kryeministri Gruevski me 21.4 për qind besim është personi në të cilin publiku maqedonas ka shumë besim. Liderit  të  opozitës, Zoran Zaev, besim i dhanë  7.9 për qind, Ali Ahmetit 6.1 për qind  dhe Menduh Thaçit 2.5 për qind. 4

3,2 për qind e qytetarëve besojnë se partia në pushtet do të fitojë zgjedhjet, në krahasim me 19.9 për qind të qytetarëve që besojnë se LSDM-ja do të jetë fituese.

Në pyetjen se cila parti ka më shumë mbështetje nga qytetarët, për VMRO-DPMNE janë deklaruar 53.9 për qind e të anketuarve, ndërsa  për LSDM-në 25.5 për qind.

FLUTURA LATIFI