Futboll

Skandal, kush kërkon të ndihmohet Reali kundër Barcelonës?

22.10.2015 17:57

Një denoncim tronditës vjen nga Spanja, ku një gjyqtar akuzon Komisionin e Arbitrave se ka ushtruar presion ndaj “xhaketave të zeza”...

Një denoncim tronditës vjen nga Spanja, ku një gjyqtar akuzon Komisionin e Arbitrave se ka ushtruar presion ndaj “xhaketave të zeza” për të favorizuar Realin e Madridit në duelin El Clasico përballë Barcelonës.
 
Skandali në La Liga-n spanjolle rrezikon të shndërrohet në një furtunë, e cila do të tronditë të gjithë sistemin e futbollit iberik, në mënyrë të veçantë sektorin e arbitrimit.
 
Denoncimi i bërë nga një asistent është transmetuar në faqet e para të gazetave katalane “El Mundo Deportivo” dhe “Sport”.
 
Sipas gjyqtarit, emri i të cilit mbetet anonim, Komisoini i Arbitrave po ushtron ndikimin e tij që Reali të favorizohet në fushë, gjatë supersfidës së 21 nëntorit në “Santiago Bernabeu”.