Basketboll

Thompson firmos për 5 vite me Cleveland

22.10.2015 17:59

Telenovela Tristan Thompson mbyllet me një fund të lumtur për Cleveland Cavaliers...

Pas muajsh të tërë bisedimesh 24-vjecari nga Toronto vendosi të nënshkrujë një kontratë të re 5-vjecare me skuadrën nga Ohio.
 
Thompson i cili prej verës së kaluar ishte një basketbollist i lirë pasi i kishte përfunduar marrëveshja që e lidhte me Cleveland-in që nga 2011-ta, pranoi të firmoste për 5 vitet e ardhshme.
 
Nga kontrata e re basketbollisti kanadez do të përfitojë në total 82 milionë Dollarë. Thompson fillimisht pretendonte të nënshkruante një marrëveshje 5-vjecare me një përfitm prej 94 milionë Dollarësh, por në fund pranoi ofertën e Cavs për 82 milionë Dollarë.
 
Falë kontratës së re 24-vjecari nga Toronto bëhet kështu basketbollisti i 4-t më i paguar i Cleveland-it, me një pagë vjetore prej 16,4 milionë Dollarësh.
 
Vetëm Lebron James me 23 milionë, Kevin Love me 20 milionë Dollarë, dhe Kyrie Irving me dicka më shumë se 16,4 milionë do të përfitojnë më shumë se Thompson, përgjatë një sezoni.
 
Rinovimi i Tristan Thompson ka gëzuar jashtë mase edhe yllin e Cavliers Lebron James.
 
Ky i fundit në rrjetet sociale ka uruar basketbollistin kandez për rikthimin në ekip, duke theksuar se Thompson ka bërë zgjedhjen më të mirë duke firmosur sërish për Cleveland.