Botë
Forcat speciale amerikane kanë liruar 70 pengje kurde në Irakun Verior
22.10.2015 19:18
Forcat speciale amerikane kanë liruar rreth 70 pengje kurde në Irakun Verior, ndërsa në operacion jetën e ka humbur një amerikan...

Forcat speciale amerikane kanë liruar rreth 70 pengje kurde në Irakun Verior, ndërsa në operacion jetën e ka humbur një amerikan, njoftoi sot Si-En-En, duke iu referuar një funksionari anonim amerikan.
Ky është amerikani i parë i cili e ka humbur jetën në terren, në luftën kundër Shtetit Islamik, thekson Si-En-En.
Detajet për aksionin nuk bëhen të ditura akoma./mia
