Botë

Kinë: Partia ndalon lojën e golfit për zyrtarëve të saj

22.10.2015 22:06

Partia Komuniste në Kinë e ka ndaluar 88 milionë anëtarëve të saj, anëtarësimin në klubet e sportit të golfit...

Kjo masë vjen pas një sërë masash tjera që Partia Komuniste është duke i ndërmarrë në luftë kundër korrupsionit.
 
Darkat ekstravagante dhe keqpërdorimi i pushtetit janë gjithashtu të ndaluara me ligj ka raportuar agjencia e lajmeve Xinhua.
 
Partia ka paralajmëruar në vazhdimësi zyrtarët e saj që të mos keqpërdorin paranë publike.
 
Kina është duke zhvilluar një politikë të ashpër anti-korrupsion që nga viti 2012./evropaelira