Kriza politike, akoma pa epilog përfundimtarë
Grupet punuese dy ditët e fundit nuk janë takuar te klubi i Deputetëve për të gjetur gjuhën e përbashkët rreth afrimit të qëndrimeve lidhur me implementimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinës si dhe ti japin fund krizës politike në vend....

Dy ditët e kaluara partitë politike kanë zhvilluar konsultime të ndara me diplomat ndërkombëtarë të akredituar në vend pas dështimit të arritjes së marrëveshjes me komisionerin Johanes Han, por edhe pas ndërprerjes së bisedimeve të grupit të punës së partive.
Faktori ndërkombëtarë është tejet i shqetësuar për situatën, andaj dhe ndërmjetësi në bisedime Van Hojt në prononcimin e tij të fundit para mediave ishte shumë i drejtpërdrejtë duke thënë se dështimi i bisedimeve do të ketë pasoja të rënda.
Vendi mund të humb rekomandimin, ndërsa përmendi edhe skenarin bjellorus, listën e zezë dhe bllokimin e llogarive bankare.
