ARS ndanë 500 bursa për sportistë të rinj
23.10.2015 10:55
Drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Marjan Spaseski sot do t'i ndajë vauçerët për bursat, të cilat çdo vit i ndanë ARS për 500 sportistët e rinj më të mirë deri 20 vjeç...

Bursa "Shpresa sportive" ndahet në formë të plaketës dhe kompensimit në të holla, që e merr sportisti i ri gjatë 10 muajve të vitit në vlerë prej 20 për qind të rrogës mesatare të paguar në vitin paraprak.
Nga ARS thonë se stimulimi i të rinjve i këtij lloji do të thotë shumë për sportistët e talentuar që të mbijetojnë në betejën për ndërtimin e karakterit profesionist dhe krijimin e reprezentuesve të ardhshëm të cilët do t'i mbrojnë ngjyrat e shtetit.(mia.mk)
