Takohen Kerry- Lavrov për krizën në Siri

23.10.2015 10:58

Ministri i jashtëm i rus, Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan John Kerry do të takohen sot për për të diskutuar rreth krizës në Siri...

Gjatë takimit në Vjen do të jenë prezent edhe ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Arabisë Saudite.Takimi vjen pas vizitës së befasishme të presidentit Bashar al Assad në Moskë, më 20 tetor.

Uashngtoni dhe aleatet e saj e kanë kritikuar Rusinë se kryesisht është duke sulmuar caqet kundër grupeve rebele, që luftojnë kundër forcave qeveritare.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se qeveria e Sirisë është e gatshme të bashkëpunojë me grupet rebele, që janë të gatshme të luftojnë kundër të të ashtuquajturit Shteti Islamik.