Europa League, Shala e Kaçe titullarë në barazimet e shtëpisë

23.10.2015 12:31

Dy mesfushorët e Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe dhe Herolind Shala u aktivizuan me minutazh të plotë në ndeshjet e raundit të tretë repektivisht me skuadrat e PAOK-ut të Selanikut dhe Slovan Liberecit...

Në Sllovaki, Liberec u ndal në barazim 1-1 kundër Groningenit ku Shala u aktivizua për 90 minuta. 7 minuta nga fundi ai u bë protagonist edhe pse pa dashjen e tij.

Michael de Leeuw kreu një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj shqiptarit duke e gjakosur dhe gjyqtari nuk u kursye me një të kuq direkt ndaj tij.

4 minuta më pas ekipi sllovak gjeti golin e avantazhit por në sekondat e shtesës holandezët vendosën barazpeshën.

Në takimin tjetër të grupit F, Marseille barazoi 2-2 në fushën e Bragës.

Në Grupin C, PAOK priti në një sfidë shumë të rëndësishme rusët e Kuban Krasnodar por nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola duke komplikuar pozitat pasi mbetet në vendin e 3 me një pikë më pak se rivalët rusë.

Kaçe zhvilloi një ndeshje pozitive. Ai mori drejtimin e mesfushës së bardhezinjve, por pavarësisht disa rasteve të krijuara, skuadra helene nuk arriti ta zhbllokonte rezultatin.

Ndërkohë, Elseid Hysaj nuk ishte i pranishëm në stolin e Napolit për transfertën e Midytland ku italianët fituan 4-1.

Trajneri Sarri preferoi ta linte pushim titullarin kuqezi, i cili duhet të rikuperojë energji pasi sezoni mes europës dhe kampionatit mbetet i gjatë.

Sfida tjetër e këtij grupi mes Legias së Warshavës dhe Club Brugge u mbyll në barazim 1-1.

Në Grupin A, Fenerbahce kaloi Ajaxin e Amsterdamit 1-0, ndërsa MOlde shkatërroi Celtic 3-0. Suedezët kryesojnë me 7 pikë, 3 më shumë se ekipi nga Stambolli.

Në “Anfield Road”, Jurgen Klopp nuk mori më shumë se një pikë në ndeshjen e debutimit kundër Rubin Kazan. Liverpooli barazoi 1-1 edhe pse luajti në pjesën më të madhe me 1 lojtar më shumë, ndërsa Bordeaux u thye në shtëpi 1-0 nga Sion që ka kryesimin me 7 pikë, i ndjekur nga Liverpool me 3.

Ndërkohë, në grupin D, Villarreal shkatërroi 4-0 Dinamo Minsk, ndërsa Rapidi i Vjenës ruan kryesimin me 9 pikë pas suksesit 3-2 ndaj Viktoria Plzen.