Skënderbeu humbet thellë
Skënderbeu pësoi një humbje të thellë në Lisbonë me Sporting. Ekipi shqiptar u mund me rezultatin 5 – 1, disfata më e thellë për korçarët në kupat e Europës...

Kampionët e Shqipërisë luajtën prej minutës së 24’ me dhjetë futbollistë, pasi Hamdi Salihi mori kartonin e dytë të verdhë.
Futbollistët e Sporting e nisën lojën në sulm duke lejuar në pak raste kundërshtarët të rrezikonin portën e Rui Patricio, por janë dashur 38 minuta lojë që të festonin golin e parë.
Alberto Aquilani shënoi me 11-metësh dhe pak më vonë Fredy Montero dyfishoi avantazhin në të njëtën mënyrë. Inferioriteti numeric shtrëgnoi lojtarët e Skënderbeut të shikonin më shumë nga mbrojtja, por goleada nuk u shmang dot. Në pjesën e dytë Matheus Pereira, Tobias Figueiredo me golat e tyre siguruan triumfin e Sporting. Golin e vetëm për skuadrën e Mirel Josës e shënoi mbrojtësi Bajram Jashanica në kohën shtesë.
Ky ishte edhe i pari gol në fazën e grupeve për Skënderneun, që do të presë Sporting Lisbon më 5 nëntor në “Elbasan Arena”. Ndeshja tjetër e Grupit H mes Lokomotiv Moskva dhe Besiktas përfundoi në barazim 1 – 1. Skënderneun ndodhet në fund të renditjes pa asnjë pikë dhe me shumë pak shpresë për të vijuar garën në turin tjetër të Europa League.
