Berisha pret penallti
23.10.2015 13:32
Lacio fitoi 3 – 1 sfidën e Europa Ligës me Roseborgun e zhvilluar në Romë...

Në portë për ekipin italian ishte Etrit Berisha, i cili u paraqit mirë duke pritur edhe një penallti në fundin e takimit.
Berisha ishte mes më të mirëve në një takim, që Lacio e luajti me 10 futbollistë prej minutës së gjashtë për shkak të një kartoni të kuq.
Megjithatë trajneri Pioli i jep shumë pak mundësi portierit të Kombëtares duke e aktivizuar vetëm në Kupën e Italisë dhe Europa Ligë.
