Euroleague, fitore për Real, Bayern dhe Anadolu Efes
Euroleague në basketboll ndez koshin europian me ndeshjet e raundit të dytë të grupeve...

Anadolu Efes arrin të imponohet ndaj Armani Milanos 89-73. Pavarësisht formës së mirë të tregfuar nga Gentile, italianët treguan se janë larg kundërshtarëve në përgatitje të cilët u udhëhoqën nga Dario Saric për të regjistruar fitoren e dytë në po kaq ndeshje.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Limoges mori drejtimin që në fillimin e sfidës kundër Cedevita Zagreb duke fituar me rezultatin final 84-80. Jacob Pullen rezultoi shënuesi më i mirë i ndeshjes me 21 pikë por paraqitja e tij nuk mjaftoi për ekipin nga Kroacia del pa pikë nga kjo përballje.
Në Grupin A, Real Madrid shkatërroi 98-71 Yllin e Kuq të Beogradit, ndërsa Bayerni i Mynihut regjistroi fitoren e parë sezonale me rezultatin 69-60 rusët e Khimkit të Moskës.
Pep Guardiola ishte i pranishëm në pallatin e sportit për të ndjekur nga afër skuadrën bavareze të basketbollit, e cila mori kryesimin që në topat e parë duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren.
Grupi D zbriti në parket Maccabin e Tel Avivit pësoi një tjetër disfatë, këtë herë nga Unicaja Malaga 82-93. Ndeshja nisi me një minutë heshtje për ish shtatlartin amerikan të skuadrës izraelit, Nate Huffman, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare pas një beteje të gjatë me një semundje të rëndë.
Kampionët e Europës së vitit 2014 nuk arritën t’u bënin ballë spanjollëve që të frymëzuar nga Kuzminskas arritën një sukses të rëndësishëm. Ndërkohë, në Athinë, Panathinaikos priti Izmirin në derbin Ballkanit ku skuadra greke u imponua 85-72 ndaj Kampionëve të Turqisë që mbeten në kuotën e 1 pike pas suksesit të ndeshjes debutuese.
