Tetova grumbullon karateistët më të mirë në rajon

23.10.2015 13:42

Në organizim të klubit i karatesë FATI të Tetovës dhe në koordinim me Federatën e Karatesë së Maqedonisë, të shtunën mbahet edicioni i 14-të me radhë turneu ndërkombëtar "Tetova Open 2015"...

Ky turne është vazhdimësi e turneut të njohur "Kupa e Gostivarit 2000-2013" dhe është i 14-ti me radhë. Arlind Huseini në cilësinë e organizatorit, në një deklaratë për televizionin tonë theksoi se në këtë edicion masiviteti i pjesëmarrëseve do të jetë befasia më e madhe më që  është  në   kalendarin e FKM-së.

“Kjo është në koordinim me Federatën e Karatesë së Maqedonisë pasi se në fillim të vitit ne e caktojmë nëpërmjet federatës dmth në kalendarin e  federatës është caktuar data e mbajtjes së këtij turneu, ka komision të veçantë dhe ky turnir ndërkombëtar gjithmonë përkrahet nga Këshilli Drejtues dhe nga kryetari i Federatës së Maqedonisë” tha Arlind Huseini, Organizator.

Organizatori i turneut bën të ditur se në këtë edicion pos karateistëve nga Maqedonia do të jenë të pranishëm edhe garues nga vende të rajonit  si  nga   Bullgaria, Serbi, Mali Zi, pjesa  më e madhe e klubeve   nga  Kosova  dhe  Shqipëria  si dhe të gjitha  klubet  që janë pjesë e Federatës së  Karatesë së  Maqedonisë.

“Këtë vitë do të kemi sigurisht mbi 400 pjesëmarrës për shkak se këtë vit janë të interesuar edhe klube nga shteti bullgar dmth deri tani kemi të paraqitura dy ekipe, kështu që disa ekipe nga Mali i Zi prandaj presim masivitet. Dua normal të theksoj se përkrahja e klubeve shqiptare nga Shqipëria dhe ata kosovare gjithmonë i kemi. Këtë vit si çdo vit edhe më parë kemi edhe Preshevën që për të parën herë do të merr pjesë si anëtare e Federatës Serbe” - përfundoi Arlind  Huseini.

Organizatori për të gjithë fituesit e këtij turneu ndërkombëtar do të ndajë Kupa, medalje dhe mirënjohje, do të shpërblehet  klubi më i suksesshëm  nga  vendi  dhe  ai nga  jashtë , klubi me me tepër  pjesëmarës  dhe  ato të  cilët janë meritor  në  afirmimin e këtij  klube dhe ato që  e kanë përkrahur, ndërsa do të shpërblehen edhe ato të cilët kontribuojnë për zhvillimin dhe afirmimin e këtij sporti marcial.