Më shumë femra e myslimanë në parlamentin e ri kanadez
Justin Trudeau është kryeministri i ri i Kanadasë pasi fitoi zgjedhjet e fundit në këtë vend...

Kështu, Kanadaja do të ketë një kryeministër me tatuazh, por kjo nuk ishte risia e vetme në këto zgjedhje. Pasi parlamenti i ri do të jetë më o larmishmi në historinë e këtij institucioni.
Parlamenti kanadez do të ketë më së shumti femra, më së shumti myslimanë si dhe anëtarë nga bashkësitë indiano-amerikane se asnjëherë tjetër.
Sipas “Al Jazeera”, 88 nga 338 deputetë të Kuvendit do të jenë femra, duke bërë që kjo gjini të ketë 26% të përfaqësimit në Dhomën e Përfaqësuesve, një përqindje më e mirë se edhe Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan që ka 15.7% femra.
Gjithashtu, në parlamentin kanadez do të jenë edhe 10 deputetë që i përkasin fesë myslimane, të cilët arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme, përkundër një fushate të ashpër nga konservatorët.
Ndërsa, aborigjenët do të kenë 10 deputetë, duke bërë që të thyhet rekordi i vitit 2011 kur ishin 7 të tillë. Por, gjithsesi mendohet se ky komunitet ende ka përfaqësim të vogël, duke qenë se 1.4 milionë të tillë jetojnë sot në Kanada.
