Botë
Në Greqi për pesë ditë kanë arritur 48.000 refugjatë
23.10.2015 15:01
Për pesë ditë në Greqi kanë hyrë 48.000 refugjatë, që është numri më i lartë për këtë vit, kumtoi sot Organizata ndërkombëtare për migracion, duke iu referuar të dhënave të 21 tetorit...

Amin Avad, drejtor për Lindjen e Afërt në Komisariatin e lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë, deklaroi se sulmet ajrore ruse i kanë rritur tensionet në rrethinën e qytetin sirian Alepo që kanë kontibuar për "dinamikën e shpërnguljes".
Ai shtoi se numri i personave të shpërngulur brenda vendit në Siri është zvogëluar prej 7,6 milionë njerëz në 6,3 milionë persona, që mund ta rrisë valën e refugjatëve drejt Evropës./mia
