BDI mbështetë marrëveshjen politike, ska alternativë tjetër
Bashkimi demokratik për Integrim kërkon zbatimin e plot të marrëveshjes politike që firmosën liderët e katër partive më të mëdha në vend në qershor dhe korrik...

Sipas integrisëve çdo opsion i cili do të çonte në ngecjen ose mosimplementimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës është në dëm të vendit.
“Qëndrimi i BDI-së ngelet konsistent kërkohet implementimi i plot i marrëveshjes së dy qërshorit, marrëveshje e arritur mes të gjithë liderëve të partive politike, e ndërmjetësuar dhe përkrahur fuqimisht nga komuniteti Ndërkombëtar. Ne ngelim edhe më tej në këtë qëndrim dhe nuk diskutohet tash për tash për ndonjë opsion tjetër. Çdo alternative e mos implementimit të kësaj marrëveshje do të ishte e dëmshme për Maqedoninë” – tha Abdylaqim Ademi.
Për momentin grupet e punës kanë ngelur në udhëkryq sa i përket bisedimeve për çështjet e hapura të marrëveshjes politke, por nga BDI thonë se zgjidhje tjetër përveç implementimit të marrëveshjes nuk ka. (Sanije Kasami, TVM2)
