Maqedoni

Maqedonia në 48 orët kritike, qytetarët kërkojnë tejkalimin e krizës

23.10.2015 15:21

Maqedonia ka edhe pak kohë për të vendosur nëse do të vazhdojë rrugën drejt kryeqendrës së BE-së ose do të merr rrugën drejt Minskut të Bjellorusisë...

Alternativat janë në duart e katër liderëve politik të cilët brenda këtyre dy ditëve duhet të dakordohen rreth zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinës, madje me tempo të përshpejtuar për të kompensuar kohën e humbur dhe afatet e shkelura.
 
Mirëpo, pavarëisht alarmit që ngriti ndërmjetësuesi belg Piter Van Hojt se marrëveshja mund të shpallet e pavlefshme nëse procesi nuk zhbllokohet brenda kësaj jave dhe se vendi mund përballet me masa të BE-së të ngjashme me ato ndaj Bjellorusisë, as të enjten dhe as sot nuk ka patur takime në nivel të grupeve punuese.
 
Por, jozyrtarisht mësohet se gjatë këtyre ditëve nuk ka munguar komunikimi në nivel më të lartë mes dy subjekteve maqedonase.
 
Qytetarët, nga ana tjetër, kërkojnë vazhdimin e bisedimeve dhe zhbllokimin e procesit. Kriza politike më së shumti i dëmton qytetarët, thonë të intervistuarit, për TVM.   
 
“Normal që bisedimet duhet të vazhdojnë që gjendja politike të zgjidhet, dhe të bëhet ashtu siç duhet të jetë” , shprehet qytetari.
 
“Dikuj nuk I konvenon që  vendi të stabilizohet. Qytetarët janë në situatë të pavolitshme dhe nuk dijnë se si të reagojnë. Të rinjtë ikin jashtë vendi. Thuhet se 20 mijë qytetarë kanë lëshuar vendin për shkaqe ekonomike”, thekson qytetari.
 
“Unë nuk e di nëse opozita ka të drejtë ose këta kanë të drejtë. Tani për tani e di që situate s’bën. Evropa po na merr në sy të keq. Mund të na braktis dhe gjendja të përkeqsohet”, shprehet qytetari.
 
Nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Qershorit dhe Korrikut, nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme parlamentare të dakorduara për në prill të 2016-tës.
 
Pak ditë më parë, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet politike Piter Van Hojt tha se ngecjet kryesore në bisedime janë tek Prokurorja Speciale, Komisioni Anketues Parlamentar, Ligji për “bombat” dhe Ligji për Qeverinë.
 
SHPËTIM NUREDINI