Botë

Konferenca në Tiranë, vendet ballkanike t’i shmangen korrupsionit

23.10.2015 15:26

Vendet ballkanike kanë përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm institucional por akoma ka punë për të bërë deri te integrimi i plotë në Bashkimin Evropjan...

Kështu ka deklaruar sot kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në konferencën e 11-të te  Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asocimit të Evropës Juglindore.
 
Meta ka shtuar  se vendet e Ballkanit janë të bindura se duhet të përshpejtohet ritmi i reformave që lidhen me forcimin dhe sundimin e ligjit.
 
Gjithashtu Meta tha se Shqipëria mbështet  përfshirjen e Kosovës në të gjitha iniciativat rajonale dhe  ka kërkuar edhe nga vendet tjera të japin mbështetje  në përfshirje ne Kosovës në nismat evropjane.
 
"Ne e shohim perspektivën e vendit tonë në BE të lidhur ngushtë me axhendën e refor mave në vend, të fokusuar në konsolidimin e shtetit të së drejtës, përmes refromës në drejtësi në mënyrë të veçantë si reforma kyçe e cila do të garantojë mbarëvajtjen e procesit të integrimit. Ne jemi të bindur se duhet të përshpejtojmë ritmin e reformave që lidhen me forcimin dhe sundimin e ligjit, pasi korrupsioni dhe krimi I organizuar ende qëndrojë si barrier serioze për njëzhillim më të shpejtë dhe për një qeverisje më të mirë", shprehet Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
 
I ashpër në fjalën e tij është treguar raportuesi  për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili ka thene  se nuk ka integrim pa reformën në drejtësi dhe pa shmangien e korrupsionit.
 
"Ne duhet të sigurojë se BE është perfituese për të gjithë si për qytetarët e BE-së ashtu edhe për vendet aspirante për BE. Sot shtetet e ballkanit perëndimor janë të bashkuar në mundësitë e tyre për të pasur një prespektivë të përbashkët evropjane. Jam i lumtur që shoh se bashkëpunimi rajonal është intensifikuar kohëve të fundit  dhe mendoj se parlamentet janë shumë të rëndësishme në rrugëtimin në BE", shprehet raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.
 
Ndërkaq, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka theksuar se vendet e Ballkanit po përballen me të njëjtat vështirësi dhe sfida në procesin e integrimit, siç janë, papunësia, mungesa e zhvillimit ekonomik, azilkërkimi si dhe lufta kundër terrorizmit.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU