Maqedoni
Moszbatimi i marrëveshjes politike rrezikon ardhmërinë evropjane të vendit
23.10.2015 16:01
Kompromisi midis liderëve të partive politike do të duhet të arrihet këtë fundjavë para se Maqedonia të marrë progres raportin nga Brukseli, deklaron njohësi i çështjeve politike Selim Ibrahimi...

Kjo sipas Ibrahimit mund të arrihet me një presion të fuqishëm ndërkombëtarë, për një ardhmëri europiane të vendit.
“Me një presion të fuqishëm euroamerikan marrëveshja mund të arrihet, siç janë dakorduar për disa pika kryesore. Marrëveshja mund të merr epilog nëse amerikanët ushtrojnë një diplomaci më konkrete, më aktive ndaj liderëve partiak dhe kryeministrit“, shprehet analisti politik Selim Ibrahimi.
Nga partija opozitare maqedonase LSDM, pohojnë se mosarritja e marrëveshjes do të ndikojë negativisht edhe në rekomandimin e Brukselit për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE. Kjo do të jetë më se e qartë javën që vjen kur edhe pritet publikimi I progres raportit për Maqedoninë. Analisti Ibrahimi thotë se kjo mund të jetë më se reale, ndërsa Maqedonia do të humbiste mbështetjen politike por edhe financiare të Brukselit.
“Mosarritja e marrëveshjes ndikon negativisht në rekomandimin e Komisionit Europian. Tani nëse kemi liderë aq karizmatikë që të çojë Maqedoninë përpara ti zbatojë marrëveshjet dhe tu përmbahet atyre pikave atëherë kjo do të jetë në të mirën e Maqedonisë dhe qytetartëve, nëse ajo atëherë maqedonia është në një qorrsokak të madh“, shprehet analisti politik Selim Ibrahimi.
Ndërkombëtarët zyrtarisht nuk janë prononcuar mbi përmbajtjen e raportit të progresit por sipas analistit Ibrahimi ai do të jetë përplot kritika, si pasojë e shkeljes së afateve të Marrëveshjes së Përzhinos dhe krizës politike në vend.
MERAL ISMAILI
