Ditët austriake në Maqedoni ardhmëria e të rinjve në qendër të dabatit

23.10.2015 16:09

Ikja e trurit nga Maqedonia, mungesa e investimeve të huaja dhe hapja e vendeve të reja të punës për të rinjtë ishte në fokus të debatit të sotëm, kushtuar ditëtve Austriake në Maqedoni...

Përfaqësuesit e këtij debati konstatuan se ikja e të rinjëve nga Maqedonia është problem real në vend i cili kërkon qasje dhe masa serioze për të zgjidhur programin në fjalë. Kryetari i forumit evropian “Alpbach”  tha se për tu mundësuar dhe siguruar  të rinjëve një të ardhme më të mirë në Maqedoni, nevojitet të krijohen vende të reja të punës në sektorin privat.

“Mendimi im i shprehur është se në Maqedoni  duhet  akoma të investohet në drejtim të  zvoglimit të ikjes së trurit. Problemi kryesor për këtë është se Maqedonisë i  nevojitet biznis klim dhe  investime të  huaja për t’i mbajtur të rinjët në këtë vend. Gjithashtu mendoj se duhet ndërtuar një një klim dhe të arëdhme  të qartë për të rinjët,  dhe jamë i bindur se në Maqedoni ka hapësirë për të realizuar një gjë e tillë” – tha kryetari i forumit evropian “ALPBACH”, Franz Fischler.

“Dipolomatet e rinj që punësohen në MPJ-n duhet të japim provin diplomatik dhe pastaj të marrin titujt e tjera diplomatike përfshihet edhe tema mbi dijasporën  dhe në sillabusin e këtij korikullimin, çështja e ikjes së trurit është problematik në vete. Duhet thekësuar edhe kjo se në të njëjtin korikulim ka hapësir të madhe për ashtuquajtrën fush të re të diplomacies dhe ajo është diplomacia ekonomike dhe kur këta të dyja plotësohet njëra tjetrën në teori janë shumë të suksheshme. Çështja e praktikës varet nga sistemin shtetëror” – deklaroi Adelina Marku nga MPJ.

"Qëllimi I këtij projekti është  bashkpunimi I bilateral i shtetit austriak dhe maqedon, ku siç që e dim Austria është një mbështetës mjaft I mirë i Maqedonisë edhe në rafshin ndërkombëtarë” – tha kryetari i klubit  “ALPBACH” në Maqedoni, Pishtar Lutfiu.

Në konferencën “Të rinjtë krijojnë Evropë më të mirë” ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi prezantoi të arriturat  dhe reformat e deritanishme në arsim dhe obligmet  ligjore që kanë universitet rreth përgaditjes së programeve studimore  dhe harmonizimin e tyre me nevojat e tregut.

Numri i të rinjëve nga Maqedonia të cilët jetojnë aktualisht në Austri sipas Franz Fischler janë rreth  20 mijë qytetarë. Në këtë debat gjithashtu u fol për krizën e refugjatëve në Bashkimin  Evropian. (Rexhep Qamili, TVM2)