Maqedoni

Ademi apel drejtorëve të shkollave, kërksa për furnizim dorëzohet në qershor

23.10.2015 16:27

MASH ka furnizuar me libra të gjitha shkollat të cilët kanë bërë kërkesën për furnizim në fund të muajit qershor...

MASH ka furnizuar me libra të gjitha shkollat të cilët kanë bërë kërkesën për furnizim në fund të muajit qershor, ndërsa udhëeqësitë e shkollave që kanë bërë kërkesa pas fillimit të vitit shkollor furnizimi do të vonohet për shkak të procedurës ligjore që duhet të zbatohet.
 
Këtë e bëri të ditur Ministri i Arsimit Abdylaqim Ademi sipas të cilit përjashtim për këtë rast është një kompani e cila për arsye objektive ka kërkuar prolongim prej disa ditësh.
 
Përndryshe në të gjitha shkollat ku kërkesat janë dorëzuar në kohë nuk ka probleme të tilla.
 
“Kërkesat duhet të bëhen deri në fund të muajit  qershor në bazë të ligjit dhe jo në fund të muajit shtator dhe fillim të muajit tetor.Cdo kërkesë që do të behet pasi ka filluar muaji shtator, do të bëhet me vonesë për hir të asaj që ne duhet të respektojmë procedura të caktuara .Unë do kisha apleu deri tek të gjithë udhëheqësitë e shkollave që kërkesat ti përpilojnë në afate të caktuara dhe ti dërgojnë tek MASH , që Ministria pastja tu del në ndihmë edhe shkollave dhe të mos na përsëritet situata e tillë”, shprehet ministri i arsimit Abdylaqim Ademi.
 
Ndërkohë, sa i pëket testimit ekstern Ministri Ademi tha se nuk është hapur debat publik por kur do hapet në të do të kyqen të gjitha palët e tanguara.
 
“Deri më tani ende nuk është hapur debat për vlerësimin ekstern flas për debat publik dhe po përpilohet një koncept i cili do të bazohet në kërkesat e deritanishme të palëve të tanguara dhe në momentin kur do të hapet debati do të kyqen të gjith apalët duke inkuadruar edhe nxënësit të cilët protestuan”, shprehet ministri i arsimit Abdylaqim Ademi.
 
Sipas Ademit nuk përjashtohet edhe mundësia që të ndryshohet modeli i testimit ekstern por vetëm nëse ka pajtueshmëri mes të gjitha palëve të tanguara.
 
FLUTURA LATIFI