Botë
Kriza në Kosovë, sërish gaz lotësjellës në kuvend
23.10.2015 16:44
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, që nuk do të lejonin zhvillimin e seancës, deputetët e opozitës kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në ambientet e tjera të Parlamentit...

Mediat Kosovare shkruajne se me gaz lotsjellës janë sulmuar disa pjesë të ndërtesës se Kuvendit duke përfshirë edhe zyrën e Kryeparlamentarit.
Lëvizja Vetëvendosja ka pranuar se deputetet e opozites kanë hedhur gaz lotsjellës, duke e akuzuar Kadri Veselin se ka blinduar Kuvendin me forca policore ashtu si Isa Mustafa po blindon shoqërinë me arrestime.
Nga Vetevendosja nuk leshojne pe. Ata qendrojne pas kerkesave tani me te njohura per opinionin, heqjen e ne4nshkrimit per “ Zajednicen si dhge demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Mediat e kosoves raportojne gjithashtu se gazin lotsjelles tek zyra e kryeparlamentarit e ka hedhur deputetja e AAK-se Donika Bujupi.
