Suedi: Sulmuesi me shpatë vrau nxënësin dhe mësuesin
Nje sulmues i maskuar dhe i armatosur me shpatë, ka vrare një mësues dhe një nxënës në një shkollë në Suedi...

Krimin e ka kryer për motive raciste. Kështu deklaron kreu i policisë së qytetit Trolhatan, duke u shprehur se 21 vjeçari ka zgjedhur vendin e sulmit dhe viktimat në bazë të entisë së tyre.
Sipas mediave lokale, sulmuesi ishte mbështetës i Lëvizjes së Djathtë Ekstremiste, të cilët janë kundër islamit dhe emigrantëve.
Permes adresave ne rrjetet sociale sulmuesi kishte publikuar një film mbi jetën e Hitlerit dhe nazizmin, kurse në Facebook kishte bërë një apel drejtuar demokratëve suedezë për mbajtjen e një referendumi mbi emigrantët.
Para se të kryente vrasjet kishte bërë fotografi me nxënësit e shkollës, të cilët kishin menduar se ai ishte veshur me kostum lufte dhe helmet naziste për festën e Hallowinit.
