Botë
Meksika në gjendje alarmi, pret Patrician, uraganin më të fortë të shekullit
23.10.2015 17:10
Meksika pret të përballet me uraganin më të fortë të regjistruar ndonjëherë në hemisferën perëndimore, i konsideruar nga autoritetet vendase si më i rrezikshmi i shekullit...

I quajtur Pastricia, stuhia po afrohet në brigjet e Paqësorit të Meksikës me një shpejtësi prej 325 kilometër në orë.
Ekspertët paralajmërojnë katastrofa, teksa autoritet lokale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme veçanërisht në Colima, Najarit de Jalisco.
Patricia krahasohet me tajfunin Hajan për nga fuqia, i cili shkaktoi 7300 viktima vitin e kaluar në ishujt Filipine.
Autoritetet meksikane kanë nisur ngritjen e qendrave strehimore, pasi numri i të evakuuarve pritet të jetë i lartë. Shteti meksikan i ka nderrmare të gjitha masat për të shmangur viktimat.
