Botë
Në universitetin e Tenesit në SHBA, një i vdekur dhe dy të plagosur
23.10.2015 17:36
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë të shtënave me armë zjarrin në Kampusin Universitar në Tenesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Sipas policisë së Nashville, ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 me orën lokale, kurse shkak mendohet të jetë një konflikt banal gjatë një loje me zara në oborrin e Kampusit Universitar.
Sipas informacioneve të Universitetit, personi që humbi jetën nuk ishte student, teksa policia nuk ka dhënë detaje për personat e tjerë të përfshirë në konflikt.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e qytetit, teksa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
