Botë
42 viktima nga një aksident Rrugor në Francë
23.10.2015 17:41
Të paktën 42 persona humbën jetën pas përplasjes së një autobusi me një kamion në jugperëndim të Francës...

Aksidenti i rëndë ndodhi pranë qytetit të Puisseguin në rajonin e Gironde, në lindje të Bordosë.
Sipas medias franceze përplasja frontale ndodhi në orën 07:30 me orën lokale në një rrugë me dy korsi.
Pas saj, të dy automjetet morën flakë. Vdekja e 41 pasagjerëve në autobus, të gjithë pensionistë dhe ajo e shoferit të kamionit ishte e menjëhershme.
Vetëm tetë persona mundën të shpëtojnë, pesë prej tyre të plagosur. Shkaku i përplasjes mbetet i panjohur.
Sipas disa deshmitarëve, kjo rrugë është një nga më të rrezikshmet. Pjesa më e madhe e pasagjerëve të autobusit ishin pjesëtarë të një shoqate të moshuarish.
