Maqedoni

Gjatë dy ditëve të fundit mbi 10 mijë refugjatë kanë hyrë në Maqedoni

23.10.2015 17:49

Nuk ka të ndalur vala e refugjatëve në kampin e pranimit në Gjevgjeli...

Mbi 10 mijë emigrantë vazhdojnë të presin që të hyjnë në të, dhe menjëherë pas përfundimit të procedurave, të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë, nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim informuan se gjatë 5 ditëve të kaluara në Greqi kanë arritur 48 mijë refugjatë, njëherësh fluksi më i madh i regjistruar deri tani.

Me këtë zbritje, numri i refugjatëve të cilët deri tani kanë arritur në Evropë, shkon në 681 mijë.

Nga Ministria e Brendshme informojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Gjevgjeli kanë hyrë 3 506 emigrantë, mes të cilëve edhe një numër i konsiderueshëm fëmijësh që udhëtojnë pa prindër.

Sipas shtetësisë së emigrantëve të cilët pajisen me lejekalimi, si kusht për të aplikuar të drejtën e azilit, pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

Sipas MPB-së prej qershorit kur nisi kriza e emigrantëve, nëpër Maqedoni kanë kaluar 165 mijë e 197 refugjatë, 2/3 e të cilëve janë nga Siria.