Maqedoni

LSDM: Gruevski do të jetë fajtor nëse Maqedonia e humb rekomandimin për në BE; VMRO-DPMNE: LSDM le të vazhdoj të jap ide për kryeministër shqiptar

23.10.2015 18:04

Nuk do të kaloj asnjë arsyetim i Nikolla Gruevskit për skenarin e zi që po i përgatit Maqedonisë, nëse vendi e humb rekomandimin për në BE, vlerësuan nga LSDM-ja...

Materialet nga e vërteta për Maqedoninë treguan se kush po tregton për emrin me grekët, personalisht Sasho Mijalkov, kushëriri i parë i Gruevskit.

Qytetarët kuptuan edhe për marrëveshjet për amnisti, për gjuhë, flamur, të propozuara nga Gruevski. Ky njeri tani po tenton që të krijoj tensione ndëretnike dhe ta rrënoj të ardhmen e vendit vetëm pse frikësohet nga një ministër i punëve të brendshme me kompetenca të plota”, qëndron në njoftimin e LSDM-së.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO- DPMNE-së e cila thotë se ka dhënë mund të madh që Republika e Maqedonisë ta fitoj rekomandimin dhe ky ishte suksesi më i madh jo vetëm për te, por për të gjithë qytetarët dhe për shtetin.

E dimë se LSDM nuk ndjen përgjegjësi as në këtë ditë të shenjtë për të gjithë maqedonasit e as për rekomandimin dhe për gjithçka që është arritur për dhjetë vite. Mundet që përmes njerëzve të saj të parë të plasojnë ide për kryeministër shqiptar ose për gjuhë shqipe për të gjithë fëmijët qysh në kopsht por kjo nuk do të ju kaloj.

Nuk do t`i kalojnë lehtë kërcënimet. Do të duhet që në muajin prill të përballen me qytetarët dhe përsëri ta dëgjojnë përgjigjen e tyre”, qëndron në reagimin.