Maqedoni
Çmimi 23 tetori дekorohet shkrimtari Fejzi Bojku
23.10.2015 18:48
Cmimi shtetëror 23 tetori për veprimtari të dëshmuar në sferën e kulturës dhe artit iu nda Artisit Stefan Haxhi Nikollov ,shkrimtarit Fejzi Bojku...

Cmimi shtetëror 23 tetori për veprimtari të dëshmuar në sferën e kulturës dhe artit iu nda Artisit Stefan Haxhi Nikollov ,shkrimtarit Fejzi Bojku dhe muzikologut Kostandin Kostandinovski.
Me këtë rast Kryetarja e Këshillit Vera Bitarkova Grozdanova ,tha se ky cmim paraqet mirënjohje me të cilën vlerësohet kontributi i fituesve të cmimit dhe afirmimi i shtetit.
“Fituesit e sivjemë të këtij cmimi prestigjioz përmes krijimtarisë së tyre dhe misionit shoqëror kanë dhënë kontribut të madh në lëmite e tyre si për afirmimin e shtetit poashtu edhe në sferën e kulturës”, shprehet kryetarja e këshillit Vera Bitarkova Grozdanova.
Ndërkohë,Shrimtari Fejzi Bojku është autor i tetë punimeve shkencore,14 veprave në poezi dhe prozë dhe përkthimin e veprave nga maqedonishtja serbokroatishtj adhe frengjishtja.Sipas Bojkut qëllimi jetësor i tij ka qenë edukimi i mirfilltë i gjeneratave të reja.
“Në këtë rrugë të gjatë që kam ecur jam përpjekur të lë gjurmë dhe të bëj dicka që është jo vetëm në të mirën e fëmijëve por edhe të qytetarëve të nesërm”, shprehet shkrimtari Fejzi Bojku.
Ky cmim fituesve përvec për të arriturat në sferat e tyre iu nda edhe për mbrojtje të intresave shtetërore dhe promovim të prioriteteve shtetërore.
FLUTURA LATIFI
