Maqedoni

Nuk arritën marrveshje për krizën, ambasadorët i përcollën Gruevskit porosinë e BE-së

24.10.2015 09:03

Edhepse janë shkelur afatet për disa pika të marrveshjes së Përzhinos, përfshi edhe zgjedhjen e qeverisë teknike...

Edhepse janë shkelur afatet për disa pika të marrveshjes së Përzhinos, përfshi edhe zgjedhjen e qeverisë teknike, ku do të përfshiheshin edhe minsitra dhe zëvendësministra të LSDM-së, mesnatën e kaluar ka përfunduar pa marrveshje konkrete takimi i liderëve të katër partive më të mëdha në vend.
 
Në këtë takim të realizuar në prani të euroambasadorit Aivo Orav, përfaqësuesit të ambasadës amerikane në Shkup dhe ndërmjetësi belg Vanhaute, liderët vetëm janë marr vesh që grupet punuese të vazhdojnë takimet.  
 
Pas takimit Liderët nuk dhanë deklarata për mediat, ndërsa ndërmjetësit Peter Vanhaute, tha se nuk është arritur marrëveshje konkrete, por u shpreh optimist se gjërat do të ecin përpara.    
 
"Sot do të vazhdojmë me takimet në nivel të grupeve punuese, por jo tërë grupeve punuese, por ato do të jenë takime bilateral, sepse për disa çështje nuk kanë interes të theksuar të gjitha partitë. Për këtë është më mirë të fillohet me takime bilaterale ndërsa pastaj me grupet punuese", tha Peter Vanhaute, ndërmjetësues i BE-së.  
 
Edhe pse shprehu optimizëm, Vanhaute tha se nuk mund të saktësojë se kur do të arrihet marrëveshja, por theksoi edhe njëherë seka mbetur  shumë pak kohë dhe se afatet janë duke u afruar.
 
“Nuk mund të prognozojë nëse javën e ardhshme do të arrihet marrëveshje përfundimtare, por shpresoj në rezultate më të mira dhe se partitë në mënyrë aktive do të punojnë sepse koha bën presion, si dhe publikimi i Raportit për progresin e vendit në KE edhe rekomandimi për Maqedoninë për anëtarësim në BE”, shtoi Vanhauten.
 
Në këtë temë është biseduar edhe në takimin e kryeminsitrit Nikolla Gruevski me përfaqësues të korrit diplomatik.
 
Pas takimit ambasadori italian Beleli ka deklaruar se Gruevskit I është përcjellur qëndrimi i BE-së.  
 
Biseduam me Gruevskin, nuk kemi deklaratë special, vetëm i përcollëm porosinë e BE-së dhe opcionet, tha ambasadori Italian.  
 
Në takimin në Qeveri ishin të pranishëm  ambasadori amerikan, ambasadori I BE-së, ambasadori italian, holandez dhe ai gjerman.  
 
Ngecjet kryesore në bisedime janë te Prokurorja Speciale, Komisioni Anketues Parlamentar, Ligji për “bombat” dhe Ligji për Qeverinë.
 
Nëse nuk zbatohet Marrëveshja ajo mund të shpallet e pavlefshme dhe nëse procesi nuk zhbllokohet brenda kësaj jave vendi mund të përballet me masa të BE-së të ngjashme me ato ndaj Bjellorusisë, ka deklaruar para disa ditëve ndërmjetësuesi belg Peter Van Hojt.
 
Pa marrveshje nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme parlamentare, por gjithsesi do të ketë bomba nga opozita.
 
Këtë e ka paralajmëruar sot lideri I LSDM-së Zoran Zaev, I cili në profiling e tij në facebook, me tik-takun e orës ka paralajmëruar çastet e fundit të durimit për implementim të marrveshjes apo rifillimit me bombat.  
 
NAIM SINANI