Maqedoni
Nesër fillon llogaritja dimërore e kohës
24.10.2015 12:03
Sonte fillon llogaritja dimërore e kohës me ç'rast akrepat e orës do të zhvendosen për një orë mbrapa...

Kjo do të thotë se në orën 3 të natës akrepat e orës duhet të kthehen në orën 2 kështu që gjumi shtohet për një orë më shumë.
Llogaritja dimërore e kohës fillon në fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit./mia
