Botë

Ndryshimi i klimës, 24 shtete kundër planit “Obama”

24.10.2015 13:01

Të paktën 24 shtete kanë ngritur padi kundër rregullave të administratës amerikane për emetimin e karbonit nga termocentralet...

Bëhet fjalë për valën e parë të sulmeve kundër planit të presidentit Barack Obama për ndryshimin e klimës. 
 
Sipas gazetës britanike “The Guardian”, padia u paraqit në Gjykatën Federale të Uashington DC, për të goditur rregullat për termocentralet. 
 
Gjithashtu, republikanët në Kongres kanë planifikuar masa javën e ardhshme për të përmbysur rregullat./Top Channel