Maqedoni

Dita e ashures, simbol i unitetit dhe harmonisë multikulturore të popujve

24.10.2015 16:32

Me rastin e vitit të ri të Hixhretit në Çarshinë e vjetër të Shkupit tradicionalisht u orgnaizua Dita e Ashures...

Organizata humanitare “El Hilal” së bashku me Shoqatën “Ensar” shpërdan disa kazane me embëlësirën tradicionale ashure. Mbështetje e këtij manifestimi jep edhe nga Komuna e Çairit dhe qyteti i Burësë së Turqisë. 
 
“Si çdo vit po organizohen dita e “Ashures”. Jemi këtu së bashku me miqtë dhe familjartët tonë  nga Turqia në muajit e Ashures. Ky manifestim  ka  rëndësi të madhe kultore historike për të gjithë. Qyteti i Burësës  me vite me rradh mbështet programin kulturor i cili jep simbol i asaj që në bashkon”, tha Shahin Arat, nga komuna e Burësës në Turqi.
 
“Kjo ditë ka një karakter shumë dimensional në popullatën tone nga se ashure si embëlësirë tradicionale simbolizon unitetin, solidaritetin dhe bashkimin dhe ne këtë vlerë këtë traditë nga e kaluara jonë e lavdifshme e mbrojmë dhe kultivojmë brez pas brezi dhe në këtë vend të çarshis së vjetër të Shkupit organizojmë këtë manifestim tradicional që simbolizon  unitetin, bashkim, traditën tonë shumë shekullore”, tha Behixhudin Shehapi, kryetar i OH El Hilal 
 
“Ky solimnitet Dita e Ashures ka një vend të veçantë në kalendarin islam. Organizohet për herë të dhjetë, pra është vit solemn nga Organizata humanitare “El Hilal”e cila përkrahet nga komuna e Bursës me të cilin ne kemi një komunikim dhe bashkëpunim të mirë. Komuna e Çairit përkhrah të gjitha aktivitet  kulturore dhe aktivitet të cilët për qëllim kanë humanitetin, solidaritetin, bashkëpunimin, tolerancën, kumunikimin dhe veprimin kundër të keqes” tha Zahir Bekteshi, kryetar i këshillit të komunës së çairit.
 
Shumë qytetarë në Çarshin e Skupit erdhën për ta shijuar ashuren tradicionale që ka  vend të veçantë në kulturën islame. 
 
“Manifestimi është jashtzakonisht i mirë. Bëhet fjaë për një tradit islame e vjetër dita e ashurës. Dihet se më parë ka qenë  një tradite jashtëzakonisht e mirë kur të parit tonë në ditën e ashurës kanë manifestuar duke bërë një embëlërsir nëpërmjet grurrit dhe gjëra të tjera duke e zbukuruar dhe shpërndar në shenjë sadakaje( mëshir) të varfërt, familjarët dhe të afërmit dhe kjo tradit duhet të vazdhojë edhe më tej”..           
“Mirë është, tradicionalisht organizohet, të gjith po mblidhen dhe gëzohen dhe ka një mirëkuptim”..  
“E pesti i vitë që të pranishëm në këtë manifestim. Eshtë shumë mirë, super dhe gëzohem që bëhet një mbledhin i tillë”, thanë qytetarët.
 
Manifestimi Dita e Ashurës mbahet për të dhjeten herë në Shkup dhe në kuadër të këtij manifestimi u prezantua edhe një program të pasur kulturor-artistik shqiptarë.  
 
REXHEP QAMILI