Maqedoni

LSDM, Gruevski dhe VMRO shkelën marrveshjen

24.10.2015 17:16

LSDM-ja opozitare ka akuzuar kryeminsitrin Nikolla Gruevski dhe partinë e tijë VMRO DPMNE-në për shkeljen e marrëveshjes së Përzhinos...

Por sipas LSDM-së këtë e bëjnë për shkak se frikësohen nga krimet e bëra dhe zgjedhjet e lira.
 
Marrëveshja nuk është në funksion nga momenti kur atë e shkeli VMRO DPMNE, me mos kompletimin e prokurores speciale.
 
A do të përfundoj Maqedonia si Bjellorusia në Ballkan, apo do të vazhdoj me integrimin evropian, kjo varet nga Nikolla Gruevski thonë nga LSDM. 
 
“Friksohen nga komplketimi I prokurorisë special, friksohen nga zgjedhja e ministrit të pavarur të punëve të brendëshme, friksohen nga largimi I Nikolla Gruevskit nga funksionbi I kryeminsitrit, kriksohen nga përballja me përgjegjësinë, si dhe friksohen dhe dëshirojnë ti shmangin zgjedhjket e lira dhe korrekte”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
 
LSDM nëpërmjet dokumenteve të prezentuara denoncoi blerjen nga Funksionarë të e VMRO-së gjatë viteve 2014-2015 të 63 objekteve në mbarë Maqedoninë, me gjithsej 12 mijë metra katror hapësirë.
 
“Sot opinioni do të mësojë edhe për një dëshmi pse Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE-ja shkelin Marrëveshjen dhe me çdo kusht tentojnë të pamundësojnë normalizimin e institucioneve dhe kthimin e shtetit juridik. VMRO DPMNE-ja dhe funksionarët e tij, me pak para kanë blerë pronë të madhe. Duket qartë se derisa vidhet shteti, është pasuruar jo vetëm familja por edhe partia. Sa kushton prona në përgjithësi e VMRO DPMNE-së, duke ditur që për 2014-ën, të ardhurat ishin gati 4 milion euro”, shtoi Shilegov.
 
Shilegov tha se pasi marrëveshja nuk është në funksion të gjitha opsionet janë të hapura. 
 
REXHEP QAMILI