Maqedoni

Gruevski: Populi vendos kush gëzon mbështetje, Maqedonia meriton rekomnadim nga BE

24.10.2015 17:29

Populli, e jo të huajt, do të tregojnë se kush e gëzon mbështetjen...

Kështu ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski gjatë solemnitetit me rastin e ditës së VMRO-së. 
 
“Në këto zgjedhje populli do të tregojë se cilin e mbështet dhe kujt i beson. Këtë nuk do ta tregojë as ndonjë i huaj, e as dikush me shkop magjik, e as që ndonjë i tillë do t’i zgjidhë problemet tona. Por, ne së bashku me popullin. Ky është vendi ynë. Ky është atdheu ynë. Kjo është Republika e Maqedonisë. Dhe ne doemos duhet të qëndrojmë deri në fund dhe t’u përgjigjemi ashpër të gjitha sfidave me të cilat përballemi”, tha Nikolla Gruevski.
 
Gruevski poashtu deklaroi se vendi meriton  rekomandimin e ri për negociata me Bashkimin Evropian sepse humbja e rekomandimit mund ti çonte gjërat në drejtim të padëshiruar. 
 
“Shpresoj se ata që marrin vendim për këtë janë të vetëdijshëm se edhe ata do të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë nëse më pas gjërat nisen në drejtim të padëshiruar. Ne sillemi me përgjegjësi dhe do të vazhdojmë të sillemi kështu edhe në të ardhmen. Por, humbja e rekomandimit, ndonëse sipas të gjitha hulumtimeve populli nuk do ta përjetojë si diçka tragjike, veçanërisht për shkak të përgjigjes se edhe deri tani kemi marrë 6 rekomandime, por asnjëherë nuk kemi filluar bisedime, si dhe se rekomandimi është i pakuptimtë nëse nuk ka fillim të bisedimeve, megjithatë e di se kjo nuk është kështu. Kjo është e rëndësishme për vendin tonë dhe për popullin tonë. Ai nuk meriton që t’i bëhet kjo”, shtoi Gruevski.
 
Sipas Gruevskit përgjegjësia për krizën politike dhe atë se ku ndodhet sot vendi bie mbi opozitën e cila nuk zgjehd mjete për të ardhur në pushtet.