Maqedoni
VMRO u kundërpërgjigjet akuzave të LSDM-së
24.10.2015 17:44
VMRO-DPMNE është kundërpërgjigjur ndaj akuzave të LSDM-së për mosrespektimin e marrëveshjes sëPërzhinos, dhe për pronën partiake...

Marrëveshja duhet të respektohet ashtu siç është dhe nuk do të lejohet që LSDM të dalë me kërkesa të reja, theksojnë nga VMRO.
“Marrëveshja do të respektohet ashtu siç është. Nuk do të lejojmë që ajo të jetë shkas për negociata dhe kërkesa të reja të LSDM-së me të cilën do të thellohet kriza edhe më shumë. Qëllimi kryesor i rekomandimit të vazhdueshëm të kërkesave të reja është ikja nga zgjedhjet”, deklaroi Andon Çibishev nga VMRO-DPMNE.
Prona partiake është blerë në mënyrë ligjore dhe transparente deklaroi Çibishev I cili akuzoi LSDM-në për posedimin e pronës e cila është ndërtuar me paratë e popullit, në vlerë prej mbi 5 milion eurosh.
