Maqedoni

Emigrantët, pritet valë e re, BE paralajmëron masa

24.10.2015 17:50

Ne Maqedoni pritet te vijne edhe rreth 50 mije emigrant sirian, pasi gjate 5 diteve te fundit ne ishujt greke kane aritur rreth 48 mije emigrant...

Ne Maqedoni pritet te vijne edhe rreth 50 mije emigrant sirian, pasi gjate 5 diteve te fundit ne ishujt greke kane aritur rreth 48 mije emigrant, të cilët kryesisht nëpër maqedoni dhe Serbi transitojnë drejt vendeve të BE-së.

Perfaqesues te Komisionit Evropian kane aritur ne ishullin Grek Kos  per tu njoftuar prej se afermi per organizimin e pranimit te emigranteve.

Ne ishullin Lezbos per cdo dite arijne 5 mije persona te cilet vijne me anije nga bregdeti Turk, kane lajmeruar qeveritaret.

Edhe ne ishujt Hios dhe Samos per cdo dite arijne mijera emigrant, ku perona qeveritare dhe perfaqesues te organizatave nderkombetare i  ndihmojne emigranteve.

Sipas regjistrimeve cdo dite transportohen mbi 3 mije persona drejt Pirese por paralajmerojne se nuk ka vende te mjaftueshme per te gjithe.

Nderkohe  Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit po e shqyrtojnë çështjen e mbështetjes së krijimit të një misioni të ri për kontroll në kufirin e Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, thuhet në një propozim-deklaratë të përgatitur për bisedimet për krizën e migrantëve nesër në Bruksel.

Ky operacion i ri i Agjencisë së kufirit të Bashkimit Evropian, Frontex, do të fokusohej në kontrollin në dalje dhe “regjistrimin e refugjatëve dhe migrantëve të cilët ende nuk janë regjistruar në Greqi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve, raporton agjencia DPA.

Ky dokument fton për “implementim të menjëhershëm të masave bilaterale të mirëbesimit të ndërlidhura me kufirin” ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Propozim-deklarata ende mund të ndryshoj para takimit të jashtëzakonshëm, që mbahet nesër në Bruksel.

Ndersa ky takim është thirrur nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.  

Nga ana tjeter Bulgaria, Serbia dhe Rumanija kane paralajmeruar mbylljen e kufijve ne rast se Gjermania ose ndonje vend tjeter nuk tenton te ndalon fluksin e emigranteve, si dhe kane paralajmerua se nuk do te lejojne qe rajoni ballkanik te behet tampon zone.

Kryeministri Bullgar Bojko Borisov kete mundesi e ka bere te dituir pas takimit me koleget e tij serb dhe Rumun Aleksandar Vucic dhe Viktor Ponta i cili u mbajt ne Sofje ne kuader te samitit javore te lidereve te BE-se ne Bruksel. 

BESIM ABDULLAi