Botë

Tensione në kuvendin e Kosovës, shumica mbajti seancë në sallë tjetër

24.10.2015 17:59

Pasi u pengua nga opozita që të mbaj seance në sallën kuvendore, Kuvendi i Kosovës në orët e para të mëngjesit të së shtunës...

Pasi u pengua nga opozita që të mbaj seance në sallën kuvendore, Kuvendi i Kosovës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ka mbajtur një seance jo të zakonshme, në byfenë e kuvendit, në të cilën nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e opozitës. 
 
Vendimi për ta mbajtur në një sallë tjetër pasoi disa ndërperje të punimeve të Kuvendit nga ana a e subjekteve politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilat përdorën në disa raste gazin lotsjellës.
 
Dhe pasi as sigurimi I kuvendit nuk arriti të mundësojë krijimin e kushteve për mbajtjen e séances, kryeparlametari Kadri Veseli I tensionuar e madje edhe duke shkëmbyer ofendime me deputetët e opozitës,  dha pauzë për të mos u kthyer në sallën kuvendore dhe seanca u vazhdua në ambiente tjera.
 
Partitë politike në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kritikuar ashpër veprimet e fundit të subjekteve politike në opozitë, përfaqësues të të cilave e kanë përdorur edhe gazin lotsjellës brenda sallës së Kuvendit për të ndërprerë punimet.
 
Kryesia e kuvenbdit e vlerësoi të ligjshme seancën, ndërsa Kryeparlamentari kadri Veseli deklaroi se Me shumë përpjekje, në një situatë tej mase të rënduar, sëbashku me Kryesinë e Kuvendit, me mbështetjen e qeverisë e mekanizmave tjerë institucional, si dhe miqve perëndimor të shtetit tonë, ia dolëm këtij qëllimi. Respektuam institucionin. Respektuam dinjitetin njerëzor.
 
Respektuam shtetin tone, tha Veseli.Por liderët e opozitës vlerësuan se një seance e tillë, ku shumica miratoi disa ligje, jasht sallës së kuvendit pa ftuar opozitën ishte e pa ligjshme.