Botë
Kosovë protesta, tensione edhe parakuvendit, 10 të arrestuar
24.10.2015 18:04
Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i saj është lënduar, ndërsa 10 protestues janë arrestuar gjatë protestës së mbrëmshme para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës...

Policia e Kosovës kumton se “njësitet policore gjatë veprimeve të tyre kanë arrestuar dhjetë protestues të dhunshëm, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore”. Po ashtu, në njoftmk thuhet se “si pasojë e dhunës së shprehur nga disa protestues është lënduar një zyrtar policor i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore”.
Sipas Policisë, protestuesit gjatë gjithë kohës kanë hedhur mjete të ndryshme drejt objektit të Kuvendit të Kosovës,duke përfshirë mjete piroteknike, fishekzjarre, boca me ngjyrë e tym, boca me zjarr, mjete të forta gur masiv dhe koktej molotovi.
Ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
