Maqedoni
Reka: Kriza ndikim negativ në raportin e KE-së
24.10.2015 18:13
Zhvillimet politike kanë ndikuar negativisht jo vetëm brenda organizimit të shtetit funksional por edhe në perceptimin ndërkombëtar ndaj Maqedonisë...

Një notë negative vendi me gjasë të mëdhe do ta merr në raport progresin nga KE-j, . vlerëson ish diplomati në Bruksel, Blerim Reka.
Sipas tij, Janë akumuluar shumë probleme sidoms në fillim të këtij vitit me aferën e bombave me protesta dhe kundërprotesta të opozitës dhe pozitës, me ngjarjet e Kumanvoës e deri te bojkoti disa mujor i opozitës në parlament.
Sivjet Maqedonia sipas Rekës, përballet për të parën herë me nje sfidë shumë serioze që të mos ketë rekomandim pozitiv për fillim të negociatave.
“Përfundimisht kur dështuan edhe bisedimet e fundit midis katërshes së partive politike nën ndërmjetësimin e BE-së dhe kur u shpërthyen të gjitha afatet e përcaktuara me Marrëveshejn e Përzhinës, pra as përcaktimi i minsitrave, as qëndrimi i ekipi të prokurores speciale, e kështu me rradhë, Maqedonia rrezikohet seriozisht të dështojë në implementimin e njërit ngsa tri kriteret e Kopenhages, pra pqrmbushjes së kriterit politik që është kyq për një rekomandim pozitiv. Kjo u tha edhe nga përfaqësuesit e KE-së në Bruksel si një tërheqje shumë seriozee vërjetjes se ka po shkon Maqedonia. Vërtet zhvillimet e fundit nuk premtojnë ditë të mira për Maqedoninë ne BE”, tha Blerim Reka, ish diplomat.
Në ndërkohë, edhe Komisioni Evropjan vazhdon me thirrjet që partitë politike ta tejkalojnë ngërçin politik, me qëllim që të kthejnë besimin e Brukselit, dhe t’i shpëtojnë vlerësimit negativ në raport progres.
“Komisioni Evropjan është i zhgënjyer me shkeljen e afateve dhe bën thirrje për udhëheqje dhe përgjegjësi nga ana e të gjitha forcave politike për të zbatuar marrëveshjen e tyre në mirëbesim Marrëveshja parashikon një rrugë të qartë përpara dhe kërkon implementim sa më të shpejtë”, thonë për televizionin tonë, në përgjigjen e Komisionit Evropjan.
Ndryshe, Komisioni Evropjan sipas paralajmërimeve të fundit, duhet ti publikojë raport progreset për vendet aspirante në fund të muajit.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
