Maqedoni
Dibër komuna stimulon studentët e dalluar
24.10.2015 18:29
Komuna e Dibrës sot në shenjë të mirënjohjes ka stimuluar 35 studentët më të ndalluar dibran gjegjësisht ata që kanë notën mesatare mbi 9...

Komuna e Dibrës sot në shenjë të mirënjohjes ka stimuluar 35 studentët më të ndalluar dibran gjegjësisht ata që kanë notën mesatare mbi 9 të cilëve nga komuna do tu paguhen dy bileta kthyese në muaj për vitin shkollor 2015/2016 nga dibra për në qytetin ku ata studjonë.
“Kjo mirënjohje është në shenjë falënderimi për angazhimin tuaj, ju jeni e ardhmja dhe truri i Dibrës", tha Kryetari I Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata gjatë ndarjes së mirënjohjeve.
Studentët pohuan kërkesën e Kryetarit që sëpaku të njejtët student sërish të kenë notën mesatare mbi 9 ky ishte edhe premtimi im që të stimuloj studentët sepse vet kam punuar profesor universitar dhe e dij çdo të thotë fjala student.
Përkrah këtij stimulimi për studentët më të dalluar në studime komuna e dibrës sipas vendimit të këshillit komunal do të jep bursa për studentët që studjojnë medicinën sepse në komunën e dibrës ka nevojë për mjek ndaj edhe do të stimulohen me bursa nga komuna për të studjuar këtë lëmi defiçitare.
