Maqedoni

Mot me diell dhe me vranësira lokale dhe erë të dobët

25.10.2015 11:59

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë e dobët veriore...

Nëpër disa fushëgropa nuk përjashtohet mundësia për paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të vogla.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në shtatë, ndërsa e ditës prej 15  deri në 20 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit me mjegull të dobët.
 
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 19 gradë Celsius.
 
Vijon  periudhë e motit stabil dhe të thatë. Temperatura ditore do të lëvizë prej 15 deri 22 gradë Celsius./Mia