Maqedoni
Regjistrimi i firmave në Maqedoni më shpejt se kurr
25.10.2015 14:36
Në Regjistrin Qendror të Maqedonisë për disa orë mund të regjistrohet një firm e re...

Këtë e theksoi drejtori i këtij dikasteri Andrea Popovski i cili sipas tij, reformat e fundit të Qeverisë për thëjshtëzimin e procedurës për regjistrimin e firmave të reja, kryhet për dy orë.
“Nëse dikur për regjistrim të firmave ishin të nevojshëm disa ditë dhe muaj, tani më në Regjistrin Qendror, pas çdo dokumentacioni të kompletuar,e njejta procedur kryhet për disa orë. Krahas kësaj, u realizuan edhe disa ndryshime ligjore, si për shlembull, mos përdorimi i vulës si nevoj e obligueshme gjatë punës, si dhe vendosja e kategorisë agjent të cilët merren me rregjistrimin e fimrave”, tha Andrea Popovski, U.D. në regjistrin qendror.
Me ndryshimet e ligjit të sistemit njësportelesh u mundësua që regjistrimi i firmave të personave jurdik të kryhet nga ana e kontabilistit dhe avokatit të autorizuar pa patur paraprakisht kapital fillestar.
"Me ndryshimet e ligjit për shoqatat tregtare,me sistemin njësportelesh dhe me implementimin e të njëjtave mund të lavdrohemi se kemi arritur në Maqedoni, për dallim nga vendet e tjera firmat t’i regjistrojmë më shpejtë. Kontabilistët tashmë kanë kompetenca të regjistrojnë firmat të personave jurdik dhe prej marsit të vitit 2014 deri më tani janë regjistruar 450 agjent në tërë teriotrin e vendit”, tha Dragan Mitkovski, kontabilistë i autorizuar.
Regjistrimi i firmave prej muajit mars të vitit 2014 e deri më tani bëhet përmes sistemit elektronik, dhe agjentit regjistrues. Nëse më herët paguhej për regjistrimin e firmës tani kjo bëhet pa të holla informojnë nga regjistri qendrorë.
REXHEP QAMILI
